Në kujtim të udhëheqësit shpirtëror

Halvetian të Shqipërisë

Sheh Muamer Pazari

1929 - 2003

Jetëshkrimi dhe Veprat | Ceremoni të hapjes së Teqeve Halvetiane të Shqipërisë | Rindërtimi i Asetanes
Konferenca Kombëtare Aleviane | Këngë  kushtuar Sheh Muamerit
Ceremoni të tjera fetare | Shkëmbime vizitash | Video
Gjeneza e Tarikatit tё Lartё Halveti | Sheh Ahmet Pazari

Sheh Ahmet Pazari

1864 - 1931

"Duajeni tjetrin, si doni veten tuaj.
Duajeni Shqiperine, si doni familjen tuaj.
Me dashte te miren e tjetrit dhe te vendit tend, eshte kryet e filozofise."

(Sheh Ahmet Pazari)

Vijme tek koha qe perfaqesohet nga nje brez tjeter, tek nje personalitet fetar i devotshem, si paraardhesit e tij. Gjithe jeten e tij deri ne vdekje e pershkoi nje humanizem i pashoq. Ky ishte Sheh Ahmet Pazari.

Sheh Ahmet Pazari, rrjedh nga nje familje fetare Islamike e rruges Aleviane, te Tarikatit Halveti, qysh nga viti 1605, ne Tirane. Rezidenca e tij fetare (Asitane - teqe e madhe ose nena e teqeve) ka qene ne ish pazarin e vjeter, me dalje nga rruga e Barrikadave. Misioni i tij fetar ka qene i trasheguar brez pas brezi, fillimisht ne Shkoder me tre breza, ne ish pazarin e vjeter, te ardhur nga Serezi.

Sheh Ahmet Pazari u vesh si Sheh qe ne moshen 18-vjecare. Si i vdiq babai, u ngarkua jo vetem me petkun e fese, por dhe me hallet e popullit. Shqetesohej per ta, mundohej t'i jepte zgjidhje halleve te tyre.

Koha kalonte. Sheh Ahmet Pazari, bashke me shoket patriote te Tiranes, mendonin per pavaresine e kombit shqiptar. Ai ishte per nje zgjidhje sa me te mire te problemeve. Per gjithshka e karakterizonte urtesia. Inatin dhe ngutjen ai i quante te rrezikshme. Shpesh i thoshte te tjereve se, "ngutja dhe inati te cojne ne rrugen e shejtanit". Shpesh porosiste te birin, Aliun, te ishte i urte, i dashur dhe i qete. Kete e shohim tek nje ilahi (vjershe mistike), qe e shkroi Aliu kur mori detyren fetare si Sheh, pas vdekjes se babait te tij, Sheh Ahmetit. Po shkepus disa vargje:

Baba im me la nje fjale
te rrish shume me urtesi
njerezit ne Tarik me i marre
dhe tei besh Alevi (te drejte, te sinqerte)

Sheh Ahmet Pazari ishte nje patriot i flaket dhe nje qytetar i moderuar. Ai luftonte fanatizmin, perbuzte ata, qe pengonin dijen. Per kete fanatiket dhe turkomanet e therrisnin eSheha Metae ose me epitetin eSheh Kaurrie.

Sheh Ahmeti mori pjese ne Kongresin e Manastirit dhe ishte per abetaren, jo me alfabet arab, por latin. Mbeshteste tezen, bashke me shoket e tjere, se : eFemijet tane ne shkolle do te mesojne dhe do te perdorin me lehte alfabetin latine.

Si patriot, u mesonte te tjereve vazhdimisht, me keshillat e veta, ta donin gjuhen shqipe, se ishin shqipetare, pavaresisht se mesonin ne shkolla turke. Ne shkolle mesonte dhe djali i tij, Aliu. Drejtori i shkolles ishte turk dhe kerkonte nga te gjithe nxenesit te flisnin turqisht.

Aliu, i frymezuar nga babai i tij, me ndjenjen e shqiptarizmit, propogandonte per gjuhen shqipe. Nje dite e sollen Aliun nga shkolla te gjakosur, bashke me dy shoket e tij vellezer, Hamdi dhe Mihtat Llagamin dhe Xhaf Zelken, sepse flisnin shqip. Per kete shqipe u munduan dhe u sakrifikuan te medhenj dhe te vegjel. Pa gjak nuk vinte pavaresia. Cdo patriot dhe bir patrioti punonin sipas menyres se tyre per Shqiperine.

Tregonte baba im, Sheh Ali Pazari, se si e kishin munduar dhe rrahur Hafiz Ibrahim Dalliun. Perfytyro nje plak, me trup te vogel dhe shendet te lige, t'i hipe ne kurriz nje burre me ngjyre, qe peshon 100 kilogram. Nuk mjaftonte kjo, por me nje kerbac, qe binte papushim ne kurrizin e tij, e detyronin te ecte neper rruget e Tiranes.

Sheh Ahmet Pazari, pervec rrethit te ngushte miqesor qe kishte me Murat Toptanin, e lidhte dhe ceshtja kombetare. E kishte per zemer vjershen pa-triotike, ne forme kushtrimi, qe kishte bere miku i tij, Murat. Deshironte qe ta dinin edhe te tjeret, se kjo kenge ishte si mesazh per te gjithe ata, qe e ndjenin veten shqiptar. Vecoj disa vargje te kesaj kenge:

Kushtrim, burra, shpejt ne kambe
Sot per ne e zeza gjame
Armiqte keshtu me tradhetine
Ne zgjedhe me e pa Shqipninee..

Shqipe, zog i pleqve te vjeter
Cei bane kep e ketheter
Vrillo, shqipja mushkenine
Atij qe tradhton Shqipn
ine.

Ne Teqen e Sheh Ahmet Pazarit, vec riteve fetare, zinte vend dhe atdheu. ePa atdhe, nuk ka fee, thoshte Sheh Ahmet Pazari. Ne Teqen e tij vinin shoke dhe miq, si: Mahmud Sali Myderrizi, Mahmud Turdiu, Refik Toptani, Fan Koja dhe shume patriote te tjere.

Kjo cerdhe patriotesh mblidhte dhe priste patriote edhe nga Kosova. Keta ishin miq, por dhe besnike te rruges Halvetiane. Nepermjet fese ata benin dhe bisedime rreth vendit te tyre, flisnin per pavaresine, te cilen e kishin enderruar prej kohesh te paret e tyre. Te tille ishin: Hysejn Kuqi, Ali Zajmi, Riza Spahiu etj., te cilet luftonin me vendosmeri kundra serbit, armikut me te eger te Kosoves dhe Shqiperise.

Serbi ka sulmuar disa here Shqiperine. Ne vitin 1912, gjeti rastin, kur ushtria turke po largohej. Serbi, i perqendruar nga Shkodra ne Kruje, sulmon Tiranen dhe areston te parin Sheh Ahmet Pazarin.

Patriotet kosovare, ne vitin 1912-1913, bashke me forcat dibrane, ndoqen forcat serbe pertej kufirit te Shqiperise. Patriotet kishin nje gjuhe te perbashket. Ata nuk llogaritnin as jeten e tyre. Luftonin krah per krah me njeri - tjetrin, kundra cdo armiku, qe shkelte vendin e tyre.

Ne vitet 1909- 1910, Sheh Ahmet Pazari zgjidhet nga populli i Tiranes delegat ne Kongresin e Dibres. Gjate kesaj kohe, ai mori nje telegram nga Tirana, ku e lajmerojne per vdekjen e gruas. Ky atdhetar kthehet ne Tirane me nje plage te rende ne shpirt, per te varrosur te shoqen. Pas kesaj, meqenese nuk ndjehej mire me shendet, i lodhur dhe shume i deshperuar per humbjen e gruas se tij, niset me te birin per ne Stamboll, per nje vizite mjeksore. Mjeket e keshilluan Sheh Ahmetin te qendronte per t'u qetesuar dhe mjekuar.

Ne Stamboll, ai u takua dhe me miqte e tij. Si atdhetar qe ishte, edhe ne Stamboll u interesua per klubin shqiptar. Mjerisht ne ate kohe, ai ishte i mbyllur, per arsye grindjesh dhe kundershtimesh. Me punen e madhe qe beri Sheh Ahmeti, klubi i shqiptareve u rihap. Drejtor i klubit u zgjodh zoti Ibrahim Tema.

Ne kujtesen e tij ruhen dhe takimet qe bente rastesisht me patriote shqiptare, si me: Ismail Qemalin, Nexhip Drogen, Shahin Kolonjen e te tjere. Nuk i harronte fjalet qe i kishte drejtuar Ismail Qemali:

"Te pergezoj per iniciativen dhe deshiren qe lindi ne zemren tende te zjarrte per Shqiperine, duke rihapur klubin ne Stamboll. Duhet ta kishim bere ne kete pune, qe ishim ketu dhe mos ta prisnim prej Teje, Sheh efendi. Kjo, nderkohe, te nderon. Rendesi ka qe ne te punojme bashkarisht dhe me sinqeritet per Shqiperine."

Miqte e tij, ne Stamboll, e ftuan Sheh Ahmetin te merrte pjese ne Parlament. Gjate debateve ne Parlament, Aliu, djali i Sheh Ahmetit u revoltua shume , kur degjoi qe nje deputet turk po fliste keq per Shqiperine. Ne kohen e pushimit i kerkoi te jatit te largohej, sepse nuk po duronte qe nje i huaj te shante vendin e tij.

Esat Toptani i kerkon Sheh Ahmetit arsyen e largimit para kohe nga Parlamenti. Aliu, si i ri dhe pak i nxituar i drejtohet Esat Toptanit:

"Si duruat ju, qe nje i huaj te shaje Shqiperine ne diskutimin e tije Si nuk e ndaluat ju fjalen e tij shpifese ndaj vendit toneee Esat Toptani nuk e priste qe nje djale i ri te fliste para tij me nje ton te tille. Sheh Ahmeti kerkon te mos ia vere re djalit te tij, mbasi eshte i ri dhe eshte hera e pare qe merr pjese ne debate te tilla. Menjehere e merr fjalen deputeti Shahin Kolonja, i cili nder te tjera thote: eEdhe ne po te ishim ne moshen e tij, nuk do ta kaperdinim ofendimin e nje deputeti turk, i cili merr guximin te marre neper kembe me pa te drejte nje vend tjeter."

Gjate qendrimit ketu, Sheh Ahmet Pazari, merr kontakt me Telat Pashen, minister i brendshem i Turqise, i cili me vone gradohet dhe behet kryeminister. Me kete Pasha, Sheh Ahmeti ishte njohur me pare. Ai ne bashkebisedim me Pashen i kerkon dhe e pyet:

ePerse nuk i jepet Shqiperise pavaresia, kur dihet se sa lufte eshte derdhur nga shqiptaret kundra Turqisee Besoj se keni dijeni per ate turme emigrantesh, te ardhur ketu ne Stamboll. U informova prej tyre, se pas Xhevit Pashes, vjen nje Dorgut Pasha, komandant tashme ne ushtrine e xhonturqve. Ai paska bere reprezalje ne popull dhe paska vrare. Paska mbledhur armet ne cdo shtepi shqiptare. A do te keni valle interes ju te na pushtojne lehtesisht serbet dhe greket duke na gjetur te paarmatosuree

Lidhur me kete bisede, Sheh Ahmeti mori nga autoritetet turke pergjigjen se po teua njihte shqiptareve pavaresine, do te kerkonin edhe arabet, jemenasit dhe popujt e tjere te njejten gje. Per problemin e dyte, autoritetet turke do t'i jepnin urdher per te ndaluar reprezaljet ne gra e femije, sic kishin vepruar deri tani.

Po shpjegoj shkurtimisht se si eshte njohur dhe miqesuar Pashai i Turqise me Sheh Ahmet Pazarin. Miqesia me Pashane Turk ishte lidhur ne keto rrethana:

Myteserrifi (Prefekti) i Korces kishte urdher nga Veliu i Selanikut, ne ate kohe Telat Pasha, te nxirrte nje deputet per vllehet e krahines, se ia donte politika e jashtme te bente nje gje te tille. Perpjekjet e Myteserrifit deshtuan dy here, se nuk formohej shumica e votave.

Prefekti ishte informuar se ne kete ceshtje mund te ndihmonte Sheh Ahmet Pazari, mbasi e gjithe Korca dhe Devolli gezonin nje respekt te madh per te. Ky patriot vinte ne keto ane, sepse kishte Teqete e veta. Ishte kryetar shpirteror i Bashkesise Halvetiane per Shqiperine. Administronte dhe organizonte ritet fetare ne keto Teqe me dervishet e sheheleret e tij. Ky njeri humanitar nuk ishte i shkeputur nga bamiresite dhe dashuria me njerezit. Veprat e tij ishin te njerezishme dhe rridhnin nga zemra per te ndihmuar sadopak te tjeret. Deshironte te vendoste nje tulle ne ndertimin e vendit. Ndertoi ura, cesme, rruge, pajtim gjaqesh nga vellavrasjet etj.

Myteserrifi informoi Telat Pashen, se per te nxjerre deputetin vlleh, mund te ndihmonte nderhyrja e Sheh Ahmet Pazarit, si njeri i respektuar dhe i dashur ne keto zona.

Fati e solli, qe Sheh Ahmeti kishte ardhur ketej me qellim qe te kontribonte ne tharjen e kenetes se Maliqit, te ndertonte Teqen e Sheh Islamit ne Korce, te ndihmonte rrethin e Korces dhe te Devollit ne lidhje me organizimin e Teqeve dhe per te kryer bamiresira te tjera. Ishte i papertuar dhe nuk lodhej per te ndertuar dhe lulezuar vendin e tij. (Per keto vepra ka shkruar dhe gazeta e asaj kohe eKronika e Korcese.)

Myteserrifi nuk vonoi tei thote Sheh Ahmetit, se ai do te ndihmonte shume nese do te kishte mundesi te zgjidhte nje deputet qe te perfaqesoje vllehet (arromun) ne vendin tone.

Sheh Ahmeti per kete ishte i gatshem, sepse keta ishin bere banoret apo pjese e Shqiperise. Menjehere mblodhi vllehet kudo qe ishin, me ate shpirtin mobilizues dhe te papertuar qe e karakterizonte. Dhe ia doli ne krye. Ndermjet tyre, natyrisht, duke e plotesuar numrin e elektoratit, zgjodhi per deputet nje perfaqesues nga familja Ballauri.

Menjehere, per kete u njoftua Pashai, i cili falenderoi Sheh Ahmetin perzemersisht. Pashai e lidhte me Perandorine Otomane, e cila fitonte pike ne diplomacine e politikes se jashtme, si njohes i te drejtave te minoriteteve.

Sekaloi shume kohe dhe Pashai gradohet nga Porta e Larte si minister i brendshem i Turqise.

Gjate qendrimit te tij ne Korce dhe Devoll, Sheh Ahmeti, nje dite papritur, u ndalua nga nje miku i tij. Ky ishte drejtori i postes, zoti Abedin Lico, i cili e vuri ne dijeni per nje lajm jo te mire. Zoti Abedin i dorezon Sheh Ahmet Pazarit nje kopje te nje telegrami, ne menyre shume te fshehte, sepse ishte ne fuqi qeveria turke dhe e survejonin. Sheh Ahmeti e lexoi me kujdes telegramin, i cili nga permbajtja e fajesonte ate deri me denimin me vdekje.

Permbajtja e telegramit ishte shkruar nga nje filoturk, qe e tradhton Shqiperine per interesat e Turqise. Ky person ishte Hysen Bej Bilishti. Ai lajmeron Stambollin, se ne Korce vjen nje i ashtequajtur Sheh Ahmet Pazari, me emrin e dyte "Azizi i Tiranese, qe ben propagande kundra Turqise. Ai i ben te njohur, se: eKy person eshte shqiptar i flakte. Kur vjen ne Korce, mbyllet pazari i Korces dhe qepenat e dyqaneve dhe pritet me perulje. Ky person duhet zhdukur fizikisht, sepse rreth tij mblidhet nje popull qe i bindet shpirterisht. Eshte njeri shume i rrezikshem."

Sheh Ahmet Pazari, megjithese e mesoi permbajtjen e telegramit, qetesohet, se ky telegram do te binte ne doren e nje miku te rendesishem, sic ishte ministri i brendshem i Turqise. te cilin ai e kishte ndihmuar me pare.

Me vone, Sheh Ahmet Pazari, ne Turqi, krijoi mundesine e takimit me Telat Pashen, ministrin e brendshem. Ne takim mendonte si t'ia zinte ne goje telegramin, por nuk guxonte. Por Pashai e beri vete kete bisede:

"Sapo me ra ne dore telegrami, e lexova me kujdes dhe e grisa. Nje patriot i ndershem, qe e do vatanin e tij, do ta bente nje gje te tille. Kete do te beja edhe une per vendin tim." Keshtu u ndane keto dy miq.

Ngjarjet pasojne njera-tjetren. Sheh Ahmet Pazari, bashke me djalin e tij, Aliun, nisen nga Turqia per ne Shqiperi. Kur arrijne ne Korce, u informuan me konkretisht per reprezaljet qe kishte kryer Shefqet Durgut Pasha, si dhe burgosjen e disa te njohurve dhe te afermve te tij. U largua menjehere nga Korca, i shoqeruar me tre vete te armatosur. Armet i mbanin te fshehur nen gune.

Kaloi keshtu nga nje fshat ne tjetrin, derisa arriti ne Qukes. Atje u strehua tek nje miku i tij, i quajtur Nure Kushta. Ndenjen bashke me te birin, Aliun, dy dite ne shtepine e tij. Pastaj u nisen drejt Tiranes, te shoqeruar nga miku i tij, sepse ai i dinte mire shtigjet per te kaluar. Kur arriten ne fushen e Domosdoves, vune re, se aty ishte vendosur ushtria e Durgut Pashes. Armiku i diktoi dhe iu vu ne ndjekje.

Nure Kushta i dinte te fshehtat e rrugeve, dredhoi dhe humbi nga syte e ushtrise turke. Mbeti i plagosur i biri i Nure Kushtes. U detyruan te ndalojne ne Elbasan. U strehuan ne Teqene e Sulejman Tabakut dhe ndejten te fshehur per disa dite, per te humbur gjurmet. Ne Elbasan mori vesh per burgosjen e vellait te tij, Xhemal Pazarit, si dhe te Demir Pashe Peqinit dhe shume patrioteve te tjere. Sheh Ahmeti bashke me te birin largohet nga Elbasani dhe nisen drejt Tiranes.

Koha po kalonte, levizje patriotesh kishte ne Teqene e Sheh Ahmet Pazarit. Duke lene pas dore shendetin e tij, Sheh Ahmet Pazari nuk rreshti se punuari e menduari per Shqiperine. Ai deshironte ta shikonte te pavarur vendin e tij. Shume prej patrioteve qe ishin rreth tij, e mbeshtesnin mendimin e Sheh Ahmetit per ngritjen e flamurit shqiptar. Ishte fundi i muajit Nentor 1912.

Populli, i mbledhur ne Teqene e Sheh Ahmet Pazarit, u bashkua me propozimin e tij, qe te dale me flamur ne dore nga Teqeja dhe te gjithe se bashku te shkojne drejt selise Turke. Perkrah Sheh Ahmetit vinte i vellai i tij, sapo i dale nga burgu, Xhemal Pazari, bashke me Refik Toptanin.

Pikerisht, ne seline turke, sot filiali i Bibliotekes Kombetare, ne mes te nje entuziazmi te papare, ulet flamuri turk dhe ngrihet flamuri shqiptar. Populli i Tiranes shtohej ne numer gjithnje edhe me shume. Sheshi u mbush plot e per plot me njerez te ardhur edhe nga fshatrat perreth. Data 26 Nentor 1912 ishte per Tiranen ngjarja me e rendesishme dhe jetesore, pas 500-vjetesh te pushtimit otoman.

Selia Turke pak nga pak po boshatisej dhe ush-taret turq po e linin Tiranen per te shkuar drejt Semanit, te Fierit. Vendin e tyre po e zinin shqiptaret patriote, qe i bashkonte nje ideal, pavaresia e vendit te tyre.

Ishte nje ngjarje rrenqethese, qe te mallengjente. Burrat shqiptare, ne salle, derdhnin lot gezimi ne mes te ushtareve turq te armatosur deri ne dhembe, qe po largoheshin.

Keto momente ishin sa te gezueshme, aq dhe te guximshme nga ana e shqiptareve. Kokat e te gjithe te pranishmeve rrezikoheshin nga 17,000 forca turke dhe serbe. ( Kete ngjarje historike dhe kaq emocionuese, ma tregon babai im, Sheh Ali Pazari, prezent ne ate salle patriotesh.)

Me vendosjen e flamurit te shumepritur, do te mbahej dhe fjala e rastit. Sheh Ahmet Pazari, deshiron qe kete fjale ta mbaje Refik beu, sepse e kerkonte nderi i tij, si patriot i pakursyer per Shqiperine. Ky pasi e falenderon Sheh Ahmetin per respektin, me modestine e tij, propozon Dervish Xhemal Pazarin, si fetar dhe me i moshuar.

Xhemal Pazari e filloi fjalen e tij, me gjuhen e paster shqipe, keshtu:

"O Zot i gjithesise!
Shyqyr qe na shpetove nga zgjedha e Turqise."

Ne salle u moren vendime nga pjesmarresit e flamurit, si:
1. Njoftim mbi shpalljen e indipendences shqip- tare shteteve te medha te Evropes, nepermjet Konsullatave ne vendin tone.
2. U njoftua zyrtarisht Elbasani, Kavaja, Shijaku dhe Durresi, se ketu ne Tirane, u ngrit flamuri shqiptar dhe u shpall pavaresia.
3. U njoftua komandanti i ushtrise serbe ne Kruje, nepermjet nje komisioni, te zgjedhur nga ky tubim, me nje proteste, te paraqitur nga ky komision.

Protesta drejtuar komandantit serb, konsiston, ne:

"Ne jemi popull shqiptar dhe jo turk. Per kete kemi ngritur flamurin tone dhe kemi shpallur indipendencen."

Komisioni, qe do te nise protesten, formohet nga gjashte persona. Per te mbajtur nje barazi ne mes feve, ne kuptimin njerezor, Sheh Ahmet Pazari beri nje shembull tolerant dhe te barabarte. Ne komisionin e protestes ndaj serbeve, Ai, si kryetar, propozoi tre myslimane dhe tre te krishtere per te njoftuar Komandantin serb, ne Kruje, rreth vendimeve te komisionit per pavaresi. Kryetar komisioni zgjidhet Sheh Ahmet Pazari. Anetare te tij jane: Myslym Ag Beshiri, Myslym Myderrizi, Fan Koja, Nikoll Nishku, Spiro Politoqi.

Anetaret e komisionit percillen nga populli i Tiranes me nje atmosfere mjaft te gezuar festive. Nisja me kuaj drejt Krujes behet nga sheshi, sot Teatri i Kukllave.

Komisioni arriti ne Kruje pa rene dielli dhe i paraqiti komandantit serb protesten. Komandanti iu pergjigj, se enje pune e tille duhej bere me kohe."

Sheh Ahmet Pazari, aty per aty i pergjigjet, se:

ePopulli shqiptar dhe Kosova ka shume kohe me kryengritje e pushke, qe kerkon kete pavaresi. Ne kemi rene dakort me kufijte. Ku tei thone bukes "buke", na perket neve dhe ata qe bukes i thone eljebae, iu perket juve. Nderkohe ne kemi lajmeruar dhe shtetet e tjera evropiane dhe presim pergjigje prej tyre." Komandanti serb merret vesh me Beogradin dhe pergjigja e tyre ishte qe perfaqesuesit e ketij komisioni te kryesuar nga Sheh Ahmet Pazari te mos vriteshin, por te mbaheshin ne survejim. Ate nate Sheh Ahmeti fjeti ne shtepine e Zenel Ag Meces. Te nesermen, pa lindur dielli, u lane te lire nga serbet per teu kthyer ne Tirane. Populli i Tiranes priti gjithe naten ne sheshin prane Teatrit te Kukllave. Me arritjen e tyre u be nje atmosfere e gezuar, e pezier me lot. Ate dite Ismail Qemali zbriti ne Durres dhe gjeti flamurin te ngritur. Mesoi se Sheh Ahmet Pazari, pasi ngriti flamurin ne Tirane, punoi dhe per ngritjen e flamurit ne Durres. Ismail Qemali, qe e njihte mire mikun e tij atdhetar, i dergon nje telegram nga Durresi:

"Sheh Ahmet Efendi,
Kandilat e Shqiperise qe keni ndezur,
nuk do tei leje te shuhen."

Ushtria serbe me 27 Nentor 1912, ne mbremje, zapton Tiranen. Arrestin e pare e bejne me Sheh Ahmet Pazarin. E cojne ne burgun e Kavajes. Ishte dimer i ftohte. Sheh Ahmeti, ashtu si te burgosurit e tjere, flinte ne cimento, pa shtroje. E torturuan shume. Netet e 27 - 29 Nentorit ishin nje torture e vertete per plakun atdhetar, qe punonte per pavaresine e vendit te tij.

Sheh Ahmetin e akuzojne, se njerezit qe ndihmuan Ismail Qemalin per te kaluar ne Vlore, ishin njerezit e tij. Kjo akuze do t'i kushtonte vdekjen ne litar dhe trekendeshi ishte gati. Leonidha Mineu, N/Prefekti i Kavajes, hyri garant per pafajesine e patriotit. Ai iu drejtua komandantit te burgut me keto fjale:

"Ne qofte se ate e akuzoni per shqiptar, Sheh Ah-meti eshte vertet shqiptar i flakte. Copa - copa teia beni mishin, secila cope do te thote se eshte shqiptar. Ne qofte se e akuzoni per ceshtjen e Ismail Qemalit, per ata, qe ju i quani ekomitae, une hyj garant se Sheh Ahmet Pazari nuk ka gisht."

Kjo garanci i shpetoi jeten Sheh Ahmet Pazarit. Filluan ta trajtonin me mire ne burg. Pranonin ushqime dhe shtroje nga pjestaret e familjes. Sheh Ahmetit i thane se do ta transferonin ne burgun e Tiranes.

Prane dritares se burgut i afrohen dy - tre fshatare kavajas dhe i thone Sheh Ahmetit te kishte kujdes, se mos e genjenin. Keshtu e kishte pesuar nje i burgosur, qe e marrin per ta transferuar ne burgun e Tiranes, por e gjejne te vdekur tek ura e Priftit.

Rasti i te burgosurit te vrare, e beri Sheh Ahmetin te shihte me kujdes cdo levizje qe behej rreth tij. Erdhi momenti qe Sheh Ahmeti do te transferohej ne burgun e Tiranes. I thane te zgjedhe nje nga sufarite (kaloresit), qe do ta shoqeronte. Ai zgjodhi Sulejman Bogosin, te cilin e njihte.

Sheh Ahmeti e bindi shoqeruesin te mos shkonin nga ura e Priftit, por te ndiqnin nje rruge tjeter. Ne mbremjen e asaj dite ata mberriten ne Tirane dhe e dorezuan Sheh Ahmetin ne burgun e Tiranes. Ate dite sollen ne burg edhe shume atdhetare te tjere tiranas, si: Hafiz Ibrahim Dalliun, Haxhi Isuf Banken, Myslym Myderrizin, Myslym Horasanin, Nikolla Nishkun, Myslym Llagamin, Refik Toptanin etj.

Pra, dita e ngritjes se flamurit ne Vlore, e gjeti Sheh Ahmetin te vuaje burgun e serbit. Keta atdhetare te raskapitur fizikisht ne burgjet e turkut dhe te serbit, nuk e humben shpresen asnjehere per nje Shqiperi te lire dhe te pavarur.

Erdhi koha e shumepritur. Ushtria serbe la Tiranen dhe patrioteve iu desh te mendonin per te rregulluar vendin e tyre, tashme pa pushtues.

Pas ngritjes se flamurit ne Vlore, filloi nje perplasje e brendshme, e rrezikshme per fatet e Shqi-perise. Esat Pashe Toptani krijoi nje situate te ndere, aq sa ndau Shqiperine me kufinj. Nga Shkumbini e ketej, duke perfshire Shqiperine e mesme, vendi ishte nen pushtimin e forcave Esadiste (forcat e Esat Toptanit). Pertej Shkumbinit, ne pjesen e jugut, ishin forcat e pushtetit demokratik te Ismail Qemalit.

Pra, Esat Pashe Toptani e ndau Shqiperine sipas zonave te influences pergjysem. Kjo gjendje opozitare, e krijuar, shkaktoi situaten e pasigurise per nje shtet solid demokrat. Lufta politike dhe shoqerore pas pavaresise, mori nje zhvillim te njeanshem ne dem te Shqiperise.

Kjo gjendje e shqetesoi shume plakun e Vlores, e cila sepo merrte zgjidhje dhe po conte gjithmone dhe me teper ne percarjen politike te unitetit kombetar. Kjo rrezikonte pavaresine, sovranitetin dhe integritetin tokesor. Per kete, Ismail Qemali i dergoi mikut te tij, Sheh Ahmet Pazarit, telegramin e dyte. Te parin e dergoi si urim per ngritjen e flamurit ne Tirane, ndersa te dytin per gjendjen percarese, te krijuar nga prepotenca Esadiste, ne dem te popullit shqiptar.

Telegrami i dyte i dergohet Sheh Ahmetit nga Vlora nepermjet kajmekamit te Lushnjes, Qazim Kokoshit. Telegrami shkruhet ne gjuhen osmane dhe dergohet me nderprerje, sepse linja Vlore - Tirane nuk funksiononte, si shkak te izolimit te Esat Pashe Toptanit.

Po paraqes telegramin nga origjinali:

Perkthimi ne shqip:
"Ne Tirane shume te nderuarit Sheh Ahmet efendi hazretleri:
Ju paraqesim me perulje.
Zoti Ismail bej effendi, me nje urdher telegrafik, te derguar prej tij, kerkon te takohet per nje nevoje te ngutshme, me Hiresine Tuaj, duke ardhur ne Vlore. Presim pergjigjen e nderuar te Zoterise tuaj."
Lushnje- Kajmekami (N/Prefekti)
Qazim Kokoshi
329 - 1913 -19 shtator 19

Rruga e gjate, e veshtire, pa mjete, survejimi egoist i Esat Pashes, si dhe gjendja jo e mire shendetesore e bene te pamundur takimin e Vlores.

Grindjet dhe prepotenca e forcave Esadiste ishin regresive dhe ne dem te vendit, te sapocliruar me gjakun e mijera shqiptareve. Ky egoizem i shfrenuar anonte ne sherbim te interesave percarese te vendit, per restaurimin e fuqive te huaja, ketu ne vendin tone.

Ky qe shkak per ardhjen e Princ Vidit, per nje stabilizim te gjendjes dhe mosmarreveshjes ne mes tyre. Kjo situate pas pak hapi rrugen e nderhyrjeve dhe nxiti oreksin e lakmine e vendeve te huaja per grabitje, sic ndodhi me vone ne luften ballkanike, me sulmet e grekerve, te serbeve, me pretendimin e ceshtjes tokesore.

Sheh Ahmet Pazari ishte ne krahun e forcave per t'i ardhe ne ndihme vellezerve shqiptare ne jug. U ngriten forcat e Tiranes, Kasharit, Shijakut etj. Kjo gje nuk i pelqeu forcave Esadiste, sepse merrte nje karakter popullor, por duhet t'i perkiste forcave legjitime te Esat Toptanit. Ndaj ai formoi nje batalion te armatosur, ne kryesine e Abdi bej Toptanit, ne ndihme te krahines se jugut. Kete e shfrytezoi per te shpartalluar forcat popullore vullnetare. Keto forca i quajti jo institucionale dhe i sulmoi sapo hyne ne rrethin e Durresit. Nje pjese e tyre mundi t'i shpetoje rrethimit, ndersa pjesa tjeter u kthye.

Keto forca vullnetare, perparimtare, per t'i ardhe ne ndihme vellezerve ne jug, ishin te perbere prej cetave te cdo rrethi. Ceten e rrethit te Tiranes e kryesonte komandanti Xhaferr Stermasi, nje nga kusherinjte e Sheh Ahmet Pazarit. Ky u plagos dhe me vone nga keto plage gjeti vdekjen.

Xhaferr Stermasi ishte nje atdhetar. Per ate flamur, qe u mundua dhe e deshi gjithe jeten, ra deshmor. Ketij trimi modest, i zjarrte per Shqiperine dhe flamurin, populli i tij i kendonte:

Xhaferr Stermasi
Xhaferr beu, Xhaferr trimi
Tri revole prej florini
Xhaferr beu me kambe te gjata
Zogu shqipes, para, mbrapa (flamuri).

Trazira te tjera te brendshme, te nxitura nga elemente te ndryshem tradhtare te vendit tone, ndodhen me vone. Filluan te ngjallen elemente te bab Dovletit, si: Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili, kundra Shqiperise dhe flamurit. Dihet historikisht, qe Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi, kryemyftiu i Tiranes, dolen ne lufte te hapur kundra gjithe shqiptareve dhe patrioteve, qe punonin per pavaresi dhe flamur.

Kjo levizje antishqiptare, ne perkrahje te Pe-randorise Otomane, duke thirrur bab Dovletin, digjte shtepite e patrioteve, vriste dhe bente reprezalje.

Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili, bashke me ushtaret e tyre, hyne ne Teqe dhe arrestuan Sheh Ahmet Pazarin, sepse uli flamurin turk dhe ngriti flamurin shqiptar.

Te nesermen, ata hyne ne Teqen Pazari, moren persiper kubese se Tyrbes nje pllake metalike, simbol i flamurit. Tyrben e dogjen dhe pllaken ia lidhen nje qeni tek bishti, i cili vraponte ne pazarin e Tiranes.

Sheh Ahmeti i mesoi te gjitha keto, kur ishte ne burg dhe u merzit pa mase. Ai u thote shokeve te tij ne burg: "Une nuk do ta ndertoj me Tyrben, ne qofte se te shtatembedhjete vetet se bashku nuk do te hyjne ne litar. Une Tyrben do ta bej bahce dhe do ta mbjell me lule."

Dhe me te vertete, pas tre - kater muajsh, nje nga nje, ne Durres dhe Tirane, Musa Qazimi, Haxhi Qamili, bashke me kreret e tjere, plot shtatembedhjete vete, hyne ne litar.

Kjo ndodhi, kur Esat Pasha, me ndihmen e forcave serbe, rrezuan qeverine e formuar nga Haxhi Qamili dhe i vune ne litar kreret, sic dihet historikisht. Kohe te veshtira po kalonte vendi yne ne kete periudhe. Sheh Ahmeti, pasi e ndertoi Tyrben, qe u dogj nga Haxhi Qamili me shoke, mendonte si ta ndertonte vendin e tij dhe si ta zbukuronte me driten e dijes. Ai si atdhetar dhe iluminist, deshironte per femijet e vendit te tij te mesonin dije, qe Shqiperia te behej zonje, sic enderronin rilindasit.

Ishte koha qe do te hapej shkolla teknike amerikane me iniciativen e Z. Harri Fulsit. Doli pengese nga pronaret e tokes (Herrianet). Ata nuk linin ne token e tyre te ngrihej shkolla. Sheh Ahmet Pazari, i shqetesuar per kete ceshtje, shkon vete dhe bisedon me pronaret e vendit, duke mbledhur te gjithe Herrianet. Sheh Ahmet Pazari ishte i respektuar jo vetem ne keto zona, por ne te gjithe Shqiperine. E respektonin jo vetem si fetar, por edhe per bamiresite qe bente, kudo qe shkonte.

Me fjalet e tij ai i bindi banoret se, ne keto shkolla do te mesonin femijet tane shkencen dhe diturine, per t'u bere te afte per zhvillimin e vendit tone ne mekanike, bujqesi, ndertim etj. Ai thoshte:

"Padituria behet shkak te luftosh vetveten. Cdo gje ka nje vlere, vetem i padituri nuk eshte asgje. Ndaj ju duhet tei lejoni qe ne tokat tuaja te priten tullat, tjegullat, dhe lenda e nevojshme per nje ndertese te tille. Ketu te shkolloni femijet qe te mesojne per te miren e vendit."

Duke degjuar keto fjale, pronaret e truallit jo vetem nuk e penguan punen, por ndihmuan edhe vete, per ta ndertuar sa me shpejt kete kompleks arsimor. Harri Fuls u entuziazmua shume per perpjekjet pa kursim, qe beri Sheh Ahmet Pazari. Si dhurate, nga ana e tij, Harri Fulsi i vendosi nje gjenerator te fuqishem (per mungese te energjise elektrike ne ate kohe), qe te ndriconte Teqene.

Sheh Ahmet Pazari, me keqardhje, shikonte qe kudo ne vendin e tij ekzistonin shume zakone, bestytni dhe kanune te keqija. Ai nuk mund te qendronte si sodites. Ai punonte me vendosmeri per t'i luftuar ato.

Kishte marre pjese ne shume raste, per te shuar gjaqet, grindjet, qe sillnin shkretim dhe varferi. Keshtu, pak kohe se te niste Lufta e Pare Boterore, ne fshatrat e Priskes se Madhe dhe ne Shen Pal, kishte filluar nje grindje vellavrasese, me shume viktima. Edhe nderhyrja e Esat Pashes, me qeverine e asaj kohe, nuk e qetesuan gjendjen kritike te ketyre fshatrave.

Sheh Ahmet Pazari mundi ta zbuse dhe ta shuaj kete grindje vellazerore, mbasi pranohej si njeri i dashur per ta.

Per kete, vete austrohungarezet e paisen me karte identiteti, per qarkullim, ngaqe qarkullimi nga nje vend ne tjetrin ishte i ndaluar. Sheh Ahmet Pazari, si nje edukator i mire, qetesonte gjendjen acaruese per cdo situate dhe fuste frymen e vellazerimit ne mes njeri-tjetrit. Edhe ne zonen e Korces, ne Devoll, ne fshatin Zemlak, ndodhi nje grindje e madhe, ku mori permasat e nje lufte te vertete. U vrane tridhjete e shtate burra. U desh nderhyrja e Sheh Ahmet Pazarit te qetesonte gjendjen.

Ne rrethin e Korces dhe te Devollit ai kishte influence fetare si udheheqes shpirteror, por dhe si Kryetar i Bashkesise Halvetiane per gjithe Shqiperine. Edhe ne keto krahina kishte dervishe dhe shehelere, besimtare te shumte te Tarikatit Halveti.

Kjo grindje e kishte zanafillen tek dy persona te rendesishem, te pasur dhe me influence. Secili kishte tarafet dhe simpatizuesit e vet. Keta ishin edhe kusherinj me njeri- tjetrin. Njeri quhej Jonuz, tjetri Xhemali. Sheh Ahmeti, si babai i tyre shpirteror, qe thirrej dhe eAzizi i Tiranese, erdhi ketu per te ndaluar gjakderdhjen e metejshme, qe po shkaktonte viktima te shumta.

Devolli nxorri ilahine, kengen, qe vazhdon te kendohet edhe sot nga banoret e zones se Korces dhe gjithe Shqiperise, deri tek shqiptaret e Amerikes, ne Waterbury, Detroit, Florida, si dhe ne Toronto te Kanadase. Kenga (ilahija, ne gjuhen fetare) kendohet keshtu:

Azizi me at te bardhe, o baba
Erdhi te pajtoje Zemlakne , o baba
Te xhumane se cei mblodhi, or baba
Te shtunen se cei qortoi, or baba
Te dielen se cei pajtoi, or baba.
Qe ne xhadet e perpjete, or djema
Kobure, dyfek mos kete, or djema
Or Jonuz, te them nje fjale, or Jonuz,
Xhemaline ta kesh vella, or Jonuz,
Xhemali te them nje fjale, or Xhemali
Jonuzin ta besh vella, or Xhemali.
O baba, te puthsha tabane, or baba
Xhemaliu eshte djale, or baba.
Eshte djale dhe s'mban fjale, or baba.
Kush see mban kete fjale, o Jonuz
Per tre muaj do gjeje belane, or Jonuz.
Dhe babai, si cei foli dhe i pajtoi
Hipi atne e bardhe dhe shkoi
Ne Tirane sec qendroi, or djema.

Pas nje nderprerje per tre muajsh, grindja filloi perseri te ndizet. Xhemaliu, ngaqe e quante turperim kete heshtje, filloi perseri grindjen. Duke pastruar pushken, goditet nga nje plumb qe kishte mbetur ne pushke dhe vret veten aksidentalisht. Kjo ndodhi pikerisht pas tre muajsh, duke koiciduar me fjalen e babait.

Sheh Ahmet Pazari, si Kryetar i Bashkesise Halvetiane per Shqiperine, edhe ne Petrele kishte Teqet e veta. Si udheheqes shpirteror organizonte ritet fetare dhe i mesonte edukaten sipas ketyre riteve popullit te Petreles. Sheh Ahmeti kishte vene re mungesen e ujit te pijshem ne krahinen e Petreles. Urdheroi dervishin e tij qe t'i binte kumones, lart ne kala, per te lajmeruar popullin per nje mbledhje.

Populli u mblodh menjehere. Sheh Ahmeti e nisi fjalen e vet keshtu:

"Kam menduar teiu sjell ujin neper shtepite tuaja, meqenese vuani dhe lodheni shume, duke zbritur me krahe ujin nga kalaja."

Populli e priti me shume entuziazem kete bamiresi dhe e falenderoi Sheh Ahmetin per kete iniciative aterore.

Ky atdhetar i pavaresise dhe i bamiresise dha idene per rrjetin hidraulik, pasi ishte i prire si inxhinier ndertimi. Mori persiper tubacionet (qyngjet qeramike) t'i blinte vete dhe te paguante ustallaret per kete pune.

Populli do te ndihmonte per kanalizimet dhe per t'i sherbyer ustallareve, derisa te mbaronte puna.

Puna mbaroi shume shpejt, uji erdhi. Ishte nje dite feste per popullin e Petreles. Degjoheshin urime te shumta per Sheh Ahmet Pazarin nga populli i Petreles. Merita dhe puna e Sheh Ahmetit eshte edhe ura, qe lidh Petrelen dhe fshatrat e saj me Tiranen. Ai shquhet si iniciator dhe bamires, si sherbyes i popullit.

Sheh Ahmet Pazari ishte nje keshilltar i fese dhe nje atdhetar i flakte. Ai keshillonte rinine, me dashurine per njeri - tjetrin, me dashurine per diturine, durimin, se Zoti eshte me durimtaret. Nuk e pelqente punen e nxituar. Nxitimi te con gjithmone ne rruge te gabuar. Sheh Ahmeti keshillonte:

"Duajeni tjetrin, si doni veten tuaj.
Duajeni Shqiperine, si doni familjen tuaj.
Me dashte te miren e tjetrit dhe te vendit tend, eshte kryet e filozofise."

Sheh Ahmet Pazari kerkote qe arsimi te ishte i barabarte, si per meshkujt, ashtu edhe per femrat: eGjuhen shqipe dhe diturine ta mesoni se bashku,e thoshte ai. Kete perde te fanatizmes e grisi duke bere shembull vajzen e tij, Zyhra Pazarin. Fatkeqesisht, ajo nuk pati jete dhe vdiq e re, e pamartuar. Kete shembull perparimtar e permend ne nje shkrim te tij Prof. Doc. Sinan Tafaj:

"Ne vitin 1923,e thote profesori, e e vetmja vajze ne shkolle ishte e bija e Sheh Ahmet Pazarit."

Kjo ishte nje gje shume e mire per te luftuar pikpamjet e prapambetura te fanatikeve te asaj kohe. Theksoj, se ekzistonte ne menyre te dukshme opinioni dhe qendrimet e padrejta, qe mbaheshin ndaj femres.

Ai si fetar, nuk la menjeane vajzen e tij Zyhrane. I mesoi Kuranin dhe u be shembull per diturine e saj ne kete drejtim. I mesoi moralin dhe emancipimin, qe i beri femres Haz. Muhammed (A.S.) Ai nderroi krejt mentalitetin e asaj kohe, per njerezit qe merrnin neper kembe te drejtat e femres.

Zyhraja merrte zemer nga Profeti i saj dhe nuk pertonte, megjithese shendetlige, t'u mesonte shoqeve shkrim dhe kendim. eDuhet te ndihmojme njera- tjetren ne menyra te ndryshme, sipas nevojave qe kemi. Kush do Zotin, duhet te doje njeriun,e thoshte Zyhraja.

Kur shendeti i saj po keqesohej, mjeket keshilluan te pushoje ne nje vend me klime malore. Familja e dergoi ne Korce, ne fshatrat e Devollit. Nje anemi e theksuar i mori jeten. Vdiq ne fshatin Cangonj. U varros ne Tyrbe, prane asaj Teqeje, ku vizitohet nga banoret e fshatit, si nje vend i mire.

Zyhraja, per punen qe beri dhe kontributin qe dha per perhaphjen e gjuhes shqipe, i ngjau Znj. Pazari, te shoqes se Sheh Mehmet efendiut, qe zuri vend ne Shkoder. Sheh Ahmeti, si patriot dhe fetar i devotshem, me graden me te larte fetare, shikon tjetrin qe gabon dhe me meshirim i shtrin doren per ta ndihmuar. Por ka dhe njerez te pandreqshem, qe vazhdojne rrugen e tyre te tradhtise e te pabesise. Keta njerez si kudo, e kane te keqen dhe egoizmin ne trupin e tyre, ne shpirt dhe hedhin balte ne virtutin e tjetrit, duke i barazuar me veset e tyre. Intrigat e ketyre njerezve bene qe te fusin ne burg Shehun patriot dhe humanitar, tashme i plakur nga mosha dhe hallet.

Ngjarjet historike rrjedhin ne kohen e Vasil Tromares, nje patriot i njohur. Ne vitet 1926-1928 eshte komandant i xhandamarise, per rrethin e Devollit. Ne kete kohe Sali Piluri kishte vrare nje, i quajtur Hakiri, nga Piluri i Devollit, per motive familjare dhe u denua me burgim. Ne kete kohe te qendrimit te Sali Pilurit ne burg, Demir bej Paloska, vrau patriotin Vasil Tromaren, per influenca politike te kunderta. Demir bej Paloska per te fshehur veten e tij, nxiti nepermjet miqve me pozite daljen e Sali Pilurit nga burgu, duke i dhene favorizim te arratiset jashte shtetit. Kete e beri per te paditur Sheh Ahmetin, se gjoja Sali Piluri, muhibi i tij, besnik i rruges fetare, kishte marre udhezime per vrasjen e Vasil Tromares nga Shehu.

Qellimi i tij ishte te denigronte figuren e patriotit, Sheh Ahmet Pazarit, te cilen Devolli e thirrte me titullin e larte fetar eAzizi i Tiranese. Keshtu Sheh Ahmetin e mbajten nen verejtje, para burgim, i akuzuar penalisht.

Gjate kohes qe Sheh Ahmeti ishte ne proces gjygjsor, Demir Paloska u arratis ne Jugosllavi. Arratisja e tij vertetoi, se akuza per Azizin e Tiranes ishte e kurdisur. Patrioti Sheh Ahmet Pazari doli i pafajshem. Per pafajesine e Azizit te Tiranes dolen me qindra pro dhe vetem dy kundra. Keta ishin: Ibrahim Piluri dhe Ethem Shgaba, nga Piluri.

Azizi i Tiranes, Sheh Ahmet Pazari, si mori pafajesine, vazhdoi te organizoje punen ne Teqet e Devollit, sipas rregullave te Halvetizmit. Nje dite kur Sheh Ahmeti bente muhabet me dervishet e sheheleret e tij, ne nje nga Teqet e Devollit erdhen Ibrahim Piluri dhe Ethem Shgaba, per t'i kerkuar falje. Sheh Ahmet Pazari u ngrit ne gjunje dhe i drejtohet atyre:

"Nese une kam qene fajtor per akuzen qe ju ngritet kundra meje, Zoti marrte hak tek mua. Nese ju jeni fajtoree, duke iu drejtuar ne fillim Ibrahim Pilurit, i thote: e I mbledhsh zorret e barkut me duart tuaja."

Kjo ndodhi brenda nje muaji. Nipi i Ibrahim Pilurit, pa dashje, i ra me cifte atij dhe ia nxorri zorret. Me duart e tij, Ibrahim Piluri mblodhi zorret e tij. Kjo ngjarje ndodhi ne Pilur. (Sot tregohet goje pas goje, kur kendojne ilahite e Azizit te Tiranes.)

Ndersa Ethem Shgabes, Shehu iu drejtua:

"Mbetsh sakat per jete." Mbas dy muajsh ai u pa-ralizua dhe rrojti keshtu per tridhjete vjet.

Megjithese ekzistonin njerez te tille, qe kerkonin te ulnin vlerat e figures se tij, Sheh Ahmet Pazari ishte i rrethuar me njerez qe e donin dhe e respektonin. Nje kontrast te tille prej genjeshtres tek e verteta, prej te keqes tek e mira e shohim ne kroniken e Korces. Zeri i Popullit, Nr. 23, me date 28 shkurt 1923, fq.2, shkruan keshtu:

eSheh Ahmet Pazari ka afro nje mot qe ndodhet ne qarkun tone. I perndershmi Sheh Ahmet Pazari, nga Tirana, eshte Kryetari i Pergjithshem i shehelereve te Shqiperise. Atij nuk i shpeton rast pa keshilluar popullin te jete i bashkuar dhe i bindur te qeveria. Ka vene tere fuqine e tij per tharjen e kenetes se Maliqit. Me perkujdesjen e tij jane ndrequr mjaft rruge neper fshatrat e qarkut te Korces dhe te Devollit. U bene disa cesma.

Eshte me te vertete i palodhur dhe kohen e shkon kurdohere me punera mireberese. Me te ndrequr Teqen ketu ne Korce, per te cilen u vonua kaq kohe, do te kthehet ne qendren e tij, ne Tirane.

Sheh Ahmeti ka kujtime te paharruara ne qarkun tone dhe na vjen keq qe largohet nga qarku yne nje punetor per perparimin e Shqiperise." Keshtu shkruan gazeta e Korces, si dhe gazeta te tjera per Sheh Ahmetin.

Sheh Ahmet Pazari, me kete edukate kishte edukuar dhe vellezerit, dervish Xhemalin e Hamdiun, si dhe birin e tij, Sheh Aliun. Edhe keta nuk iu ndane Sheh Ahmetit per asnje cast. Ata u burgosen nga pushtuesit turq, serb dhe me ne fund nga regjimi komunist. Ata u denuan per idete e tyre nacionaliste dhe perparimtare. Ata ishin te edukuar dhe me punen, sipas mesimeve, qe i diktonte Sheh Ahmeti, duke i thene:

"Dembelin nuk e don as Zoti. Vetem me pune rregullon dhe perparon veten, familjen dhe atdheun tend."

Nje kujtim dua t'ju permend nga babai im, Sheh Ali Pazari:

eIshte dimer dhe koha e mbledhjes se ullirit. Ne kishim katermbedhjete deri pesembedhjete rrenje ullinj ne bahcen e Teqes. Keto mbilleshin dhe vileshin nga dervishet e Teqes, kohe pas kohe. Ishin edhe ushqim per ta. Dervishet sherbenin, hanin dhe flinin ne qoshkun e Teqes, qe ishte vendi i tyre. Poshte saj ishte kafeneja e Teqes, ku ata i benin kafe njerezve qe vinin aty.

Nje dite babai im, Sheh Ahmeti, ndalon per nje jave dervishet te mblidhnin ullinj dhe me urdheron mua ta bej kete pune. Edhe pse isha djale i vetem, babai im me ngarkoi per nje jave te beja punen e dervisheve te tij.

Punova pa pushim. Bente shume ftohte, bora vazhdonte te binte. Une, djalosh akoma i parritur, shperndaja boren dhe mblidhja ullinjte. Arriten gishtat te nxirrnin gjak nga te ftohtit dhe nga puna. Me kete veprim babai im donte te tregonte, se pa pune dhe mundime nuk arrihet asgje. Me kete ai donte te me tregonte si te luftoj egoizmin, si te dua punen, si te mesoj durimin, si te perballoj veshtiresite."

Sheh Ahmet Pazari, ne vitin 1931 mbylli syte pergjithmone. Emri i tij do te kujtohet me nderim.

Si fetar, Ai ndezi driten e Muhammed - Aliut ne cdo zemer besimtari. Si atdhetar, Ai ndezi ndjenjen e atdhetarise ne cdo zemer shqiptari. Motoja e tij e jetes ishte: "Te punojme pa kursyer veten, per Fe dhe Atdhe."

Feja per te ishte besimi tek Zoti dhe dashuria per njeri - tjetrin. Per ate te gjitha fete ishin lule te bukura, aromatike. Bukurine e Zotit ne cdo vend e perhapi. Aroma e tyre ushqen ndjenjen e besimit ndaj Zotit dhe dashurine ndaj njerezve.

Ky kollos i paperkulur ndaj armiqve, i thjeshte, i dashur dhe meshirues per njerezit, percakton fizionomine dhe karakterin e tij fetar dhe human.

Pas kryerjes se misionit te tij fetar dhe perpjekjes per pavaresi dhe bamiresi, Sheh Ahmet Pazari u nda nga kjo jete per te lene pas, lumturine dhe begatine e popullit te tij.

Ne varrimin e tij mori pjese populli i Tiranes ne frymen funerale te bandes se qytetit te Tiranes. U be nje ceremoni rrenqethese per kete fetar te ndritur dhe atdhetar te flakte. Moren pjese dhe personalitete te larta shteterore, si: ministri i brendshem dhe ai i drejtesise.

Varri i tij ndodhet edhe sot pas Pallatit te Kultures, bashke me brezat e tjere te Shehelereve te larte, me titull Hyjnor eAzizat e Tiranese, sic thirren nga besimtaret.

Themelet e kesaj Tyrbeje (kulti i shenjte) jane zbuluar nga Instituti i Monumenteve, si vend historik qe nga viti 1605. Ky zbulim u arrit ne saje te kerkeses dhe punes kembengulese dhe te palodhur nga ana ime, Sheh Muamer Pazari, si pasardhes shpirteror i ketyre brezave.

Fjalen e fundit me rastin e ceremonise mortore te Sheh Ahmet Pazarit e mbajti Ramazan Jarani:

eShehu yne qe nje nga ata veterane qe ngriti flamurin Kombetar me 26 Nandor 1912. Kjo veper e nalte ne qytetin tone qe dhe nje veper heroike, dhe ne ate kohe, kur vendi sulmohej nga trupat tronditese te nje fqinje barbare dhe i gjithe populli derdhte lot vaji dhe trishtimi, vetem nje zemer trimi, nje zemer qe rrihte vetem per Atdhe e Komb, mund t'u hidhte ne zjarrin e therorise dhe teu thoshte komandanteve te atyne ushtrive rrenuese, qe vinin me shkele vendin si toke osmane, se ketu nuk rrojne turq, por shqiptare, nje nga popujt me te vjeter te Ballkanit. Keshtu Shehu me shoke, shpallen indipendencen e vendit, tue reklamue me telegrafe te gjitha fuqite e medha.

Ajo fuqi rrenuese nuk u vuri veshin deklaratave te Shehut me shoke dhe e shkeli vendin, duke rrezuar perdhe simbolin e kombit dhe duke vu ne burgje mundues Shehun tone te dashur, bashke me shoket e tjere veterane. Keto vepra te shkelqyeshme te Shehut i kane pa dhe i dine shumica jone, qe ndodhet ketu.

Shehu yne qe kurdohere miku i thjeshte i djemnise. Gjithmone na keshillonte:

"Te doni te miren e popullit e te perpiqemi per themelimin e shtetit modern. Me dashte te miren e vendit dhe te popullit, ashte kryet e filozofise".

Gjithhere luftoi fanatizmin, qe shtjen dasine ne gjinine e popullit.

Sot te pikelluem, te qajme perpara ketij heroi fetaro-kombetar dhe, tu u ul me nderim, te lusim durim per familje dhe hire dhe prerje per shpirtin e tij te madh."

Per kujtimin e ketij atdhetari dhe per vdekjen e tij nuk vonuan te shprehin ngushellimin dhe gazetat e vendit dhe te huajt, si: Gazeta shqiptare e Barit:

Gazeta Shqiptare
Bari
E shtune, 19 shtator 1931

Sheh Ahmet Pazari ndrroi jete

Ne fletoret e kryeqytetit u botua sa pasojne mbi Hiresine e Tij, Ahmet Pazarin, qe ndrroi jete para pak diteve.

Sheh Ahmet Pazari, Kryetar dhe udheheqes i shkelqyeshem i Sektit Halveti, asht nje nga fytyrat e njoftuna te cashtjes Kombetare.

Kur sulmonte dhe epte flake vendi, fuqia e tmerrshme Serbe dhe iu afrue Tiranes, Shpirt- madhe Shejh Ahmet bashke me shoket qe pat, bekoi dhe ngrehu flamurin Kombetar ne qytetin e tij. Ne ate dite i komunikoi Komandantit t'ushtrise sulmuese, se vendi i tij asht Shqipnija, nga fuqia Osmane, qe e pat pushtue deri n'ate dite.

Po ne kete dite si Kryetar i Komisionit nenshkroi telegramet qe iu dhane botes diplomatike, per te seharizue independencen e Kombit t'one. Nga ky shkak Komandanti i fuqive Serbe u deshperue dhe, porsa mori ne dore vendin, e burgosi me gjithe shoket, tue i mundue si te mundon nje anmik. Sa e sa vepra kesodore atdhethare kreu ky pris i Sektit Halvetian. Anmiqesi te vazhdueshme qe perfunduan shume here ne vella- vrasje e munduen kete Sheh te bekuem dhe e bane te vueje neper burgje te errta. Ideali i tij ishte gjithmone e mira e popullit dhe e shtetit. Ay u perpoq pa rreshtun dhe mori pjese kurdohere ne te miren e te keqen e popullit dhe me keshillat e tij atnore i rrefeu driten e shpetimin. Ky prise i ndritshem Halvetian si kurdohere dhe ne kohen e pleqerise se tij s'mungoi se treguemi perkrahes i cdo levizje Kombetare, qe u zhvillue ne kohet e fundme.

Sheh Ahmeti qe nga te paret qe e cmoi gjenialitetin e udheheqesit te shtetit t'one L.M. e Tije , Zogu i Pare.

Humbja e ketij Shejhi veteran na pikllon pa mase e ne kete rast paraqesim ngushellimet t'ona familjes se te ndjerit Shejh.

Shenime te vecanta te Gazetes Shqiptare:
Sheh Ahmet Pazari nga nje familje prej me te vjetrat e Tiranes, ishte 67 vjec. Para tri vjec ne mbledhjen e pergjithshme te Sektit Halvetian qe u be ne Berat, u zgjodh Kryetar i pergjithshem i Sektit ne fjale me qendre Teqen'e Tiranes. Sekti Halvetian permbledh 180 Teqe brenda ne Shqiperi dhe ka ma se 35,000- 40,000 myhype, dervishe dhe shejlere. Mbas rregullores te Sektit qe eshte ne fuqi, pas vdekjes se Kryetarit do te mblidhet per se afermi keshilli, i perbere prej katermbedhjete anetaresh, qe do te zgjedhe Kryetarin. Si kandidate per Kryesine ne fjale ishin i vellai i te ndjerit, Dervish Xhemal Pazari dhe i biri i tij, Sheh Ali Pazari.

Sheh Ahmet Pazari, si shumica e Halvetianeve dhe baballareve ishte interesuar mjaft dhe per ringjalljen e Kombit tone. Eshte per t'u shenuar ne historine tone Kombetare dhe, pikerisht per kryeqytetin e sotme qe me 26 Nentor te vitit 1912 u ngrit flamuri i independences prej Sheh Ahmet Pazarit me shoke dhe u kendua shqip falja dhe lutja per indenpendencen prej vellajt te te ndjerit, Z. Xhemal Pazarit.

Gjitheashtu i ndjeri Sheh Ahmet Pazari mori pjese si perfaqesues i Tiranes ne Kongresin e Dibres. Informohemi se, data 26 Nentor do te kremtohet prej ketij viti midis shokeve tiranas te Xhemal Pazarit, si kremtim i nje ushtari te panjoftun per clirimin e atdheute.

Kujtojme se, deri ne vitin 1948, ka qene Rruga ePunetoret e Rilindjese. Kjo u hoq se, i biri i Sheh Ahmetit, Sheh Ali Pazari, (babai im), u denua me vdekje pastaj me burgim te perjetshem nga regjimi komunist.

Gazeta eShqiperia e Ree
Organ nacionalist popullor
Kostance 19 shkurt 1931
Viti XIII- N: 451

PATRIOTI SHEH AHMET PAZARI

Vdekja e pameshirshme rrembeu per jete nje nga patriotet e pare, nje idealist te palodhun te ceshtjes sone Kombetare, Sheh Ahmet Pazarin.

Ne koherat me te lashta, ne ate kohe, kur njeriu kish frike te zere emrin e Shqiperise ne goje, Sheh Ahmet Pazari punonte parreshtun per te ndezun zjarrin e atdhetarizmes ne cdo zemer shqiptari. Deshira dhe ideali per atdhe kishin kapercyer kulmin. U perpoq pa rreshtun duke u treguar kurdohere perkrahes i cdo levizje kombetare.

Ne kohen kur Esat Pasha se bashku me serbet zaptuan Tiranen, Sheh Ahmet Pazari u burgos prej serbeve duke u kanosun me varje po te vazhdonte te punoje per independencen shqipetare. Por asnje nga keto s'e tremben dhe, me 1912 Sheh Ahmet Pazari ngriti ne Tirane Flamurin e independences, veper e cila do tei kujtoje per jete emerin e tij ne historine kombetare.

Rrojti dhe e pa me syte e vet, se ideali per te cilin luftoi dhe vuajti u cimentua dhe zuri vend.

Per veprimtarine e tij patriotike dhe vdekjen e tij shkruajne disa gazeta dhe u botuan fotografi ne disa vende te botes.

Gazeta Hungareze ePasti Naploe shkruan dhe pasqyron portretin e Sheh Ahmet Pazarit, duke perfunduar latinisht:

eVae vae care, pater nunquam iam camina dicame
Keto fjale kane kuptimin:
"Lamtumire, lamtumire, babaj yne....."

Pjesa tjeter e shkrimit te ketij artikulli eshte prishur dhe demtuar nga koha e gjate, e fshehur nga regjimi diktatorial. Keshtu paten fatin dhe shume dokumenta me rendesi dhe relika fetare shekullore.

Gazeta eBesae, e merkure 9 shtator 1931 shkruan:
eKronika e vendite
Rreth Kryeqytetit

Vdekja e Sheh Ahmet Pazarit

Te shtunen e ndjeu Perendia Sheh Ahmet Pazarin dhe te dielen iu be varrimi me nje funeral madheshtor, ne te cilin moren pjese dy ministra, ministri i brendshem dhe ai i drejtesise, banda e ushtrise dhe nje shumice e madhe populli.

Sheh Ahmet Pazari ishte udheheqesi i Sektit Halveti dhe fytyre e njohur. I ndjeri ka sherbyer mjaft per kombesine. Kete e ka treguar vepra.

Kur hyne serbet, i ndjeri, bashke me shoket lexoi dhe ngriti flamurin shqiptar e jo turk. Nga ky shkak komandanti e burgosi bashke me shoket. Shume vepra ka bere ky prijes i Sektit Halveti. Edhe ne kohen e pleqerise nuk rreshti se punuari per cdo ceshtje kombetare qe u zhvillua ne kohet e fundit.

Kjo humbje na pikelloi pa mase e ne kete rast i paraqesim ngushellimet tona familjes se te ndjerit Shejh.

Sheh Ahmet Pazari shquhet jo vetem per vepra patriotike, por edhe per bamireesi. Preokupohej per rregullimin e vendit sa me mire dhe bukur, per gjallerimin e tij.

Ne kuadrin e 75-vjetorit te Pavaresise, ne nje nga sallat e Bibliotekes Kombetare, u mbajt nje sezion shkencor organizuar, nga Shoqata eTiranae. Doc. Sinan Tafaj mbajti nje kumtese, kushtuar Sheh Ahmet Pazarit. Kjo kumtese u botua dhe ne Gazeten eTiranae. Nje pjese te kumteses po e paraqes me poshte:

ATDHETARI QE NGRITI FLAMURIN NE TIRANE

Sheh Ahmet Pazari ishte nje nga figurat atdhetare qe punoi dhe shkriu gjithcka per kombin. eTe duam te miren e popullit e te perpiqemi per themelimin e shtetit modern!e

Ishte njerezor, por i ashper me armiqte e vatanit. Nuk pranoi rroge patriotike, sepse veprimtarine e kryer per vatanin, e quante vetem detyre ndaj memedheut. Qe armik i betuar i Turqise, sa bejlere e halldupe turkofile e quanin eSheh Kaurrie!

Urrente fanatizmin, u mesonte te tjereve dije e kulture. Qe iluminist dhe kundershtoi shkrimin e gjuhes amtare me shkronjat arabe. E dergoi i pari vajzen e tij ne shkolle e me kete aprovonte tezen perparimtare per te drejtat e barabarta te femres me mashkullin.

Ai mori pjese ne 1908 ne Kongresin e Manastirit per mbrojtjen e shkronjave latine. Sipas tij, padituria behet shkak te luftosh veten.

Sheh Ahmet Pazari mori pjese dhe ne Kongresin e Dibres, me 1909, bashke me Nikolle Nishkun, si perfaqesues te rrethit te Tiranes. Keta bashke me shume atdhetare te tjere shqiptare, e shnderruan kete Kongres ne arene te luftes kunder reaksionit xhonturk, per mbrojtjen e te drejtave kombetare te popullit shqiptar.

Me pas ne Stamboll, pati rastin te takohej me I. Qemalin, Sh. Kolonjen, I. Dalliun, N. Dragen, I. Ndroqin etj. U takua edhe me H.Prishtinen.

Ishte fundi i muajit nentor 1912. Ahmet Pazari me shoke te tjere tiranas, te etur per lirine dhe pavaresine e atdheut, ngriten ne Tirane, me 26 Nentor, Flamurin Kombetar, ne ndertesen e qeverise turke, aty ku eshte sot filiali i Bibliotekes Kombetare, ne mes te nje entuziazmi te papershkrueshem. Merrnin pjese nje mori njerezish nga qyteti dhe fshatrat e rrethit. Brenda dites per kete gje u lajmeruan shtetet e medha nepermjet konsullatave ne vendin tone. U njoftuan qytetet e Shqiperise se, ne Tirane u shpall Pavaresia. Ndaj te ulej te ata flamuri turk dhe te ngrihej ai shqiptar. U vendos tei dergohej nje proteste me shkrim komandantit te ushtrise serbe ne Kruje, nepermjet nje komisioni, duke i bere te ditur se esi popull shqiptar kemi ngritur Flamurin Kombetar dhe kemi shpallur indipendencene. Kunder cdo rregulli nderkombetar, komisioni u mbajt nen verejtje. Ato dite kishte zbritur ne Durres edhe Ismail Qemali. Sapo mori vesh ngjarjen e pergezoi Sheh Ahmet Pazarin. Pak kohe me vone ai mori, nepermjet Lushnjes, edhe nje telegram tjeter nga Ismail Qemali, i cili i shkruante, se: eDeshiroj te bisedoj sipas nevojes me Hiresine Tuaj, duke ardhur ne Vlore. Presim pergjigjen e nderuar te zoterise suaj."

Ne fillim te vitit 1913, per arsye se mbante lidhje me shume memedhetare, e arrestuan dhe e burgosen ne Kavaje e pas ca kohe e kthyen ne burgun e Tiranes. Edhe pasi doli nga burgu, Sheh Ahmeti nuk pushoi veprimtarine e tij patriotike.

Perkrahu cdo levizje perparimtare qe u zhvillua ne vendin tone, duke u bere keshtu nje mbrojtes i shenuar i lirise dhe pavaresise se atdheut.

Sheh Ahmetit nuk i shpeton rasti pa keshilluar popullin te jete i bashkuar dhe i bindur. Vdiq ne moshen 67-vjecare. Lajmin e vdekjes e dha dhe shtypi perparimtar jashte atdheut, qe e cilesoi: eNje nga patriotet e pare, nje idealist i palodhur te ceshtjes sone kombetareee

Kjo faqe u krijua nen kujdesin e Znj. Lirije Pazari (e veja) dhe tri vajzave te Sheh Muamer Pazarit per te gjithe besimtaret dhe dashamiresit e Tij kudo qe ndodhen. Per me teper informacion, mund te kontaktoni, duke klikuar ketu.
Shko lart